Bashkia e Tiranës ka nënshkruar një paketë financiare prej 11 milionë euro më Bankën Europiane e Investimeve. Shuma e cila do të jepet në formën granti ose kredie do të përdoret për rezilin e projekteve me impakt të drejtpërdrejtë në cilësinë urbane të Tiranës.

Ndërsa vlerësoi marrëdhënien e Bashkisë së Tiranës me BEI, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se kryeqyteti ka nevojë të trajtohet si një partner serioz.’

Ndërkohë, më tej Veliaj renditi një sërë projektet të rëndësishme të Bashkisë së Tiranës, të cilat sipas tij do të fokusohen kryesisht në transport, rrjetin ujor si dhe në parandalimin e përmbytjeve. Ndërsa, ka shtuar ndër të tjera se ky bashkëpunim është fillimi i një marrëdhënie të re me BERZH.

“Kemi përzgjedhur projekte me impakt të drejtpërdrejtë në cilësinë urbane të Tiranës në transport, në lëvizshmëri, në sistemimin e rrjetit ujor, në parandalimin e përmbytjeve, dhe besoj se është fillimi i një marrëveshjeje dhe i një marrëdhënie afatgjatë. Në të ardhmen duam të punojmë më shumë për lëvizshmërinë, transportin publik, gjelbërimin dhe pyllin orbital. Por, ky është një fillim shumë i mirë, dhe besoj se si hera e parë që Bashkia e Tiranës hyn në marrëdhënie kaq serioze me Bankën e Bashkimit Evropian, kemi punuar në kohë rekord”, u shpreh Veliaj.

Ndërsa, përfaqësuesi i BEI, Matteo Rivellini nga ana tjetër vlerësoi bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës, duke shtuar se ‘ky projekt do ta bëjë Tiranën edhe më të bukur.’