Vetëm gjatë vitit 2018, Bashkia Kamëz deklaron se po investon në më shumë se 70 rrugë. Një pjesë e tyre, sipas Bashkisë janë përfunduar dhe një pjesë tjetër janë në proces përfundimi.

“Çdo kilometër rrugë në Kamëz po ndërtohet me buxhetin e Bashkisë Kamëz, e cila po bën më të mirën për të mirëmenaxhuar ta ardhurat, taksat dhe tarifat e qytetarëve duke i kthyer në investime në çdo lagje”, – thotë kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu ndërsa evidenton se për këto financime ka munguar mbështetja e qeverisë qendrore.

Në listën e rrugëve të përfunduara janë rrugët“Faik Halil Hoxhaj” në lagjja nr. 5 Kamëz, “Arras” në lagjen Bathore 1, “Xhemal Dervishi” në Babrru-Kodër, “Eqrem Çabej” në Zall-Mner.

Sipas Bashkisë, investime të këtij viti janë dhe rruga “Kuvendi i Dibrës” në Bathore, “Myslym Shyri” në Babrru. Po ashtu, janë përfunduar ose janë në proces përfundimi rrugët “Roma”, e cila ndodhet në lagjen nr. 1 Kamëz, “Serafin Kodra” në Babrru. “Kaltërsia” në lagjen 1 Bathore rruga “Hasan Zylfia” në Babrru-Kodër etj.