kamez_permbytje_13657
Duhet të mbajë rrugët pa ujë, por nuk mundet. Të paktën e bën një punë. Na shkruan nga facebook se cilat rrugë do të bllokohen edhe pse nuk i tregon të gjitha.

Bashkia e Tiranës këshillon qytetarët e saj që të minimizojnë lëvizjet tyre ditën e nesërme, për të shmangur trafikun e rënduar që mund të krijohet për shkak të reshjeve, si dhe bllokimin e rrugëve. Për të lehtësuar transportin e qytetarëve, Bashkia e Tiranës u ka kërkuar linjave të transportit publik që të shtojnë numrin e autobusëve në qarkullim.

Bashkia e Tiranës ka evidentuar se rrugët më problematike dhe me mundësi më të lartë për t’u bllokuar janë:< Rr. Siri Kodra (segmenti te Frigoriferi) Rr. Don Bosko Rr. e Kavajës Rr. Imer Ndregjoni Rr. Bardhyl (segmenti ku kryqëzohet me rr. ‘Qemal Stafa’) Unaza (segmenti ‘Vasil Shanto’ – ‘21 Dhjetori’) Rr. Myslym Shyri Rr. e Dibrës Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës u bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin kalimin pranë lumenjve në zonat periferike të Tiranës. Në raste emergjencash, ju lutemi të kontaktoni Bashkinë e Tiranës në numrin 0800 0888 (nga numrat fiks), Policinë Bashkiake në numrin 04 24 19 465, Zjarrfikëset në numrin 129 ose administratorin e njësisë tuaj administrative. Edhe Bashkia e Fierit ka postuar një mesazh në Facebook ku lajmëron qytetarët e saj se nesër do të ketë shira të rrëmbyeshme dhe si rezultat Gjanica