Rama Peza

Deputeti i PS, ish -gazetari Alfred Peza, e ka shtuar pasurinë e familjes së tij. Disa dokumenta të siguruara nga Cityneës dhe nga Monitor tregojnë se bashkëshortja e tij është bërë aksionere e një banke private, me afro 1 % me vlerë 1.13 miliardë lekë të vjetra.

.Sipas kontratës të siguruar nga Cityneës bashkëshortja e Alfred Pezës, zonja Mirela Ndini i ka blerë aksionet më 17 mars të vitit 2015. Kontrata e shitjes është bërë përpara noterit Julian Zhelegu dhe zonja Mirela Ndini ka blerë nga shtetasi Aleksandër Pilo, 1% të aksioneve të Bankës Credins (shih dokumentat më poshtë)

Sipas Cityneës në vetëm 18 muaj Peza ka 4 apo 5 fishuar pasuritë e tij.

Në deklarimin fillestar të pasurisë të deputetit Alfred Peza, sipas të dhënave të siguruara nga OpenData Albania (dokumentat më poshtë) rezulton se deputeti Peza ka dy apartamente, në Tiranë dhe Durrës. Sipas këtij deklarimi kur ka marë detyrën e deputetit rezulton të ketë 95 milionë lekë (të vjetra) kursime dhe disa kredi apo deryrime në vlerën 40 mijë euro. Më tej ai deklaron një tjetër llogari bankare sërisht në emerin e bashkëshortes në vlerën 130 milionë lekë të vjetra.

kontrata-1

kontrata-2

opd1

opd2

qkr-3

Ndini