basha-13-655x356

Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar pasditen e sotme një vizitë ngushëllimi në familjen e komisarit të vrarë, Artan Cuku.

Vizita e Bashës vjen tre ditë pas vrasjes së ish-drejtorit të policisë së Vlorës.

Pas ekzekutimit mafioz të Artan Cukut policia ka marrë në ruajtje familjen e tij. Një patrullë policie qëndron përgjatë 24 orëve në mbikëqyrje të banesës se tij, derisa të përcaktohet pista e ngjarjes.

Qe prej të shtunës, më dhjetëra dëshmitarë kanë dhënë deklarimet e tyre në policinë e Tiranës.

Organi i akuzës dyshon se kemi të bëjmë me ekzekutim mafioz të grupeve kriminale.

Për këtë është urdhëruar marrja në shqyrtim e të gjitha dosjeve, të cilat kanë qenë nën hetim nga ish-kreu i policisë së Vlorës.