LulzimBasha-2_3

Lulzim Basha akuzoi Edi Ramën se e përdor reformën në drejtësi vetëm si mjet pazaresh, shantazhi dhe imazhi. Për Bashën, këtë e vërteton propozimi i sotëm i tij për të gjetur një kompromis për shtyrjen e vetting-ut.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, kreu i PD-së kujton se opozita e votoi vetting-un në korrik dhe premton se vetting-u do të çohet deri në fund, por jo me Edi Ramën. Sipas Bashës, ndryshe nga Rama, opozita do një vetting të vërtetë, të pakapur nga politika dhe të paanshëm.