basha-proteste-11

Lulzim Basha uroi të gjithë besimtarët e krishterë për Pashkët. Në ditën e 60-të të protestës, në çadrën përballë Kryeministrisë, Basha tha se çadra e opozitës është çadra e shpresës për shqiptarët dhe se nuk do të dorëzohen deri në arritjen e objektivit. Basha iu drejtua pa e përmendur edhe Edi Ramës, duke thënë se pavarësisht se i fryn “tam tameve” të luftës, paqja do të zbresë në zemrën e çdo shqiptari.

 “Besimtarët e Krishtit dhe të zotit e dinë se kjo ditë përfaqëson ringjalljes e shpresës. Në këtë çadër tash e 60 ditë është ditë Pashkësh, pasi këtu ngjallet dhe rilind shpresa për një Shqipëri më të mirë. Kjo është një kauzë e madhe për të cilën e jemi të bashkuar të qëndrojmë deri në fitoren e qytetarëve. Atij që dhe ditën e Pashkës i fryn ‘tam tameve’ të luftës i them se paqja do zbresë në zemrën e çdo shqiptari. Se përmes paqes, bashkimit dhe vendosmërisë e mira do të pushtojë zemrat, familjet, sheshet e qyteteve dhe fshatrave dhe gjithë vendin tonë. Gëzuar pashkën, zoti e bekoftë Shqipërinë”- tha Basha.