Basha Elbasan

Kryetari i PD, Lulzim Basha zgjodhi Elbasanin për të uruar “Ditën e Verës”. Ai vizitoi panairin e prodhimeve bujqësore e blegtorale dhe gjatë bisedave që pati me ta premtoi ndihmë për bujqësinë. Një prej fenomeneve që sipas ekspertëve po e dëmton bujqësinë është kultivimi i kanabisit dhe Basha nuk la pa e përmendur këtë, ndonëse përmes një batute në bisedën me një tregtar të mjalitit.

Basha: A pati prodhim sivjet apo hashashi bëri të veten…?

Tregtari: Bleta e zgjedh lulen kur kullot.