berisha-basha-2-696x476

I pyetur në Top Story përse e përfshiu në listë Sali Berishën, duke qenë se është pjesë e së shkuarës në PD, Lulzim Basha tha:

“E vërtetë, por aty vjen si kandidat për deputet që ka dhënë dorëheqjen nga të gjitha strukturat drejtuese të PD. Me gjithçka ai përfaqëson ai ka një vend si deputet i thjeshtë i PD. Edhe ky ka qenë vendimi im dhe është në kuadër të harmonizimit të historisë dhe kontributeve ndër vite të Partisë Demokratike me gjakun e ri të Partisë Demokratike”, tha Basha

Sokol Balla: Si u prit ky ndryshim nga Sali Berisha? Ajo që shkaktoi zhurmë ju u sulmuat ashpër nga njerëz të afër të ish-kryeministrit.

Lulzim Basha: Përvoja ime ma dikton që vendimet e forta janë të vështira por janë të duhurat. Unë i kam marrë këto vendimi dhe pa asnjë mëdyshje se çfarë do të ndodhë dhe kush do të më sulmojë. Ajo listë është mbajtje e premtimit për një listë krejtësisht të re.