lulzim_basha_protesta_te_cadra_43292-640x427

Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha në emisionin “Opinion” se tashmë opozita do të përshkallëzojë protestat e saj. Kreu i opozitës tha se tashmë nuk do të ndalet mosbindja civile.

“Është rruga e kundërshtimit masiv qytetar. Kjo do të vazhdojë derisa vendi të ketë qeveri teknike. Këtë nuk e zgjidh as kreu i KQZ-së, as ai i katër ministrave, por largimi i vetë Edi Ramës. Ne do t’ja dalim kësaj. Njerëzit ia kanë dalë deri tani dhe unë ju jam mirënjohës.

Në Kavajë, ne kemi vënë në lëvizje një instrument ic ili do të mundosjë që bashkimi qytetar dhe mosbindja civile të mos lejojë zgjedhje fasadë. Do të ketë një skenar të mosbindjes civile që do të prezantohet hap pas hapi” –tha Basha.