basha-meta_1

Lulzim Basha, përpos akuzave ndaj PS-së, nuk i ka kursyer edhe paralajmërimet edhe për LSI-në.

Duke iu referuar Shekspirit dhe batutave që Rama tha para paktit se iu lut më shumë se Romeo Xhuljetës, dhe ironisë që bëri pas kësaj LSI-ja, Basha kujtoi se ka edhe një tjetër vepër Shekspiri, “Tregtari i venedikut”.

Tregtarit të Vendekut i them ta marrë me qetësi dhe dashuri faktin që SHKP e tij do të shkojë drejt falimentimit total më 25 qershor, skllavërimi i votuesve merr fund. Pazaret politike marrin fund në 25 qershor, opozita e bashkuar dhe PD me votën e qytetarëve do të qeverisin republikën e re. Merre me qetësi dhe dashuri, mos e shkel etikën se je president i zgjedhur, edhe pse me Pazar, lere Petritin ta marrë faturën e falimentimit të SHPK, matrapazllëqet nuk kanë vend në republikën e re”- tha Basha.