Nga takimi me Hashim Thaçin, Lulzim Basha deklaroi se shprehu mbështetjen totale të opozitës për qëndrimet e krerëve të institutcioneve politike të Kosovës.

Duke iu referuar akuzës së ngritur nga Gjykata e Hagës mbi Thaçin dhe ish-kryeparlamentarin Veseli, Basha u shpreh:

“Shpreha mbështetje totale të PD dhe opozitës për të gjitha qëndrimet e krerëve të institucioneve politike në Kosovë për ata që sakrifikuan 22 vite për lirinë e Kosovës e që u duhet të vazhdojnë të sakrifikojnë në plan personal për të siguruar vazhdimësine e fruteve të lirisë në vecanti për presidenti Thaci dhe bashkëpunëtorët e tij”.