Kreu i PD, Lulzim Basha do zhvillojë një mbledhje pasditen e sotme me të deleguarit në qarqe.

Basha gjithashtu ka thirrur në takim aleatët opozitarë të enjten në orën 13:00 ku do të diskutohet e gjithë agjenda që do ndjekin në sesionin e ri politik.

Mbledhja do mbahet në orën 18:00

Basha ka paralajmëruar se në shtator do rikthehen sërish protestat masive.

Raportohet se këto takime konsultative mund të çojnë në vendosjen e një date për zhvillimin e protestave.

Gjithashtu PD dhe aleatët do jenë në një takime intensive me qytetarët në të gjithë Shqipërinë kjo edhe për faktin se PD tashmë ka një platformë qeverisjen që do i prezantohet çdo qytetari nga vetë Basha nga takimet që në të gjithë Shqipërinë. Pritet të nisë një tur takimesh.