basha_2

Kreu i opozitës, Lulzim Basha sulmon Ilir Metën. Gjatë një takimi elektoral në Krujë ai tha se në 25 qershor merr fund SHPK-ja e Ilir Metës dhe se faturën do ta marrë Petrit Vasili.

“Tregtarit të Vendekut, që u zgjodh president si akt i fundit i republikës së vjetër, dua ti  them ta marrë me qetësi dhe dashuri faktin që SHKP e tij do të shkojë drejt falimentimit total më 25 qershor. Sistemi i skllavërimit të votuesve dhe klientelizmit politik merr fund më 25 qershor. Pazaret politike marrin fund në 25 qershor. Opozita e bashkuar dhe PD me votën e qytetarëve do të qeverisin republikën e re.Merre me qetësi dhe dashuri, mos e shkel etikën se je president i zgjedhur, edhe pse me Pazar, lere Petritin ta marrë faturën e falimentimit të SHPK, matrapazllëqet nuk kanë vend në republikën e re”- tha Basha.