basha-te-cadra-e-protestes-e1487686359265_0

Gjatë fjalës sot pasdite te çadra në bulevard, kreu i opozitës, Lulzim Basha i bëri thirrje nëpunësve të shtetit që të mos i binden urdhërave të paligjshëm për terrorizimin e bizneseve, pasi me republiken e re qe po vjen tha ai kush ka bere shkelje do te perfundoje prapa hekurave

“Biznesi i vogel nga e hëna e kësaj jave që po mbyllet po përjeton një sulm, masakër nga falangat e taksidarëve të Ramës, Ahmetajt, me urdhër të kësaj qeverie të bërë njësh me krimin dhe drogën dhe që ka dështuar të përmbushë pritshmëritë për buxhetin e shtetit, i janë sulur bizneseve të vogla gjatë gjithë kësaj jave, me inspektime pas inspektimesh. Mbrëmë ju kam dhënë një paralajmërim dhe sot dua ta përsëris. Mbajuani shënim emrat dhe mbiemrat, republika e re do ti vërë para ligjit do i bëjë përgjegjës një për një, s’do shpëtoni nga forca e hekurt e ligjit ju që terrorizoni bizneset. Republika e re po vjen, gjeni vrimën e miut, hajdutët e veshur me pushtet nga i pari te i fundit ta harrojnë se do negociojme shkeljen e ligjit, për cdo shkelje do merrni ato që meritoni”, tha Basha.