Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas raportit të KLSH për dënin ekonomik të shkaktuar nga institucionet shtetërore. Basha thotë se kjo është kostoja e keqqeverisjes. Basha thotë se në logjikën e dëgjesave publike të Ramës, tani kryeministri duhet të shkarkojë të gjithë drejtuesit e tatimeve, doganave, prokurimeve dhe ministrat, pasi janë ata që i kanë shkaktuar këto dëme.

REAGIMI I BASHES

Raporti i sapo bërë publik i Kontrollit të Lartë të Shtetit shpjegon në detaje se dëmi ekonomik i shkaktuar nga keqqeverisja dhe abuzimi vetëm në dogana, tatime dhe tendera është afro 600 milionë euro. Është tjetër tregues skandaloz i një qeverisje qëllimi i vetëm i së cilës është grabitja e parave dhe pasurive të vendit.

Në shfaqjen e tij tragji-komike Edi Rama është duke bredhur në Shqipëri për t’ju kërkuar njerëzve të denoncojnë ata që abuzojnë me detyrën. Nëse e ka seriozisht le të marrë raportin e KLSH-së dhe të pushojë dhe ndjekë penalisht drejtues?it e doganave, tatimeve dhe prokurimeve, dhe ministrat e funksionarët e tjerë publikë që kanë shkaktuar këto dëme. Por kjo nuk ka për të ndodhur, sepse në fakt Edi Rama është vetë shembulli dhe kampioni i abuzimit me detyrën dhe pasuritë publike për interesat e tij dhe klientëve të tij.