basha_12

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, pas takimeve të shpeshta të ditëve të fundit me zyrtarë të lartë amerikanë e europianë në Uashington e Bruksel është shprehur se SHBA dhe BE nuk do ta mbështesin me politikisht Shqipërinë me Edi Ramën Kryeministër.

Sipas Bashës bota e njeh mirë korrupsionin në Shqipëri dhe besimi i ndërkombëtarëve ka rënë. Ndërkombëtarët sipas kreut të PD-së zgjidhjen e vetme për situatën në Shqipëri shohin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Marrëdhëniet me Amerikën janë të pamundura me këtë kryeministër aventurier e të papërgjegjshëm dhe procesi i integrimit europian ka ndaluar e prespektiva e integrimit është e paqartë, ka thënë Basha.

Sipas kreut të Partisë Demokratike qeverisja Rama ishte eksperimenti më i keq politik që shqiptarët kanë provuar këto 26 vite dhe këtë, mes shumë të tjerash, e fakton dështimi në mbarimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Basha gjithashtu tregoi gadishmëri për kontrollin vullnetar të përfaqësuesve politikë të Partisë Demokratike për të garantuar deputetë pa asnjë lidhje me krimin e komisionit.