den

Basha e ka nisur me intensitet fushatën e tij elektorale. Në një takim që zhvilloi në qytetin e Krujës, Basha hodhi akuza të fota ndaj kryeministrit Rama e qeverisë.

Para demokratëve dhe pjesëmarrësve në miting, Basha theksoi se Rama zgjodhi mjerimin e familjeve në nevojë, se me një dorë ndau me CEZ 600 milionë euro.

Gjithashtu Basha ka folur për vendet e punës dhe shëndetësinë falas si premtime të pambajtura të qeverisë.

Rama thotë se ka bërë shumë, i referohet fasadave. Ai refuzon debatin, të japë bilancin, ka frikë nga ju, ka frikë edhe nga unë, nga programi, argumenti, ekipi dhe për ti ikur debatit këput lloj lloj mufkash, i kam thënë ku i ke vendet e punës, nuk përgjigjet, ku mo i ke 300 mijë vende pune, shëndetësinë falas, taksat e ulëta”- tha Basha.