Pas takimit me kryetarët e Partisë Demokratike në rrethe, kreu i kësaj partie Lulzim Basha deklaroi nga selia blu se protestat e opozitës nuk do të ndalen. Ai e cilësoi Edi Ramën si Maduron e Ballkanit dhe se me të nuk mund të ketë zgjedhje. Deklaratat Basha i bëri pas një mbledhje që zhvilloi me kyetarët e PD-së në rrethe.

“Ne nuk do ti lëmë as zgjedhjet e ardhshme dhe as fatin e shqiptarëve në dorë të narkomafias që po përgatitet të blejë zgjedhjet e ardhshme. Zgjedhje të ardhshme me narkomafian dhe Maduron e Ballkanit nuk do të ketë. Për këtë arsye, PD, opozita e bashkuar dhe të gjithë qytetarët do të marrin të gjitha masat, protestë pas proteste pa asnjë pengesë dhe frenim të zemërimit popullor derisa ta shporrim këtë bandit dhe hajdut nga karriget që ka vjedhur me krimin dhe paratë e krimit por që ka harruar se pushteti i takon dhe do ti kthehet pronarit të vërtetë, sovranit që në Republikën e Shqipërisë është populli”,tha Basha.