rt

Kreu i opozitës Lulzim Basha iu drejtua me një mesazh te prerë kryeministrit Edi Rama sot, per forminin e qeverisë teknike, por kjo sipas Bashes nuk do te pranohet, pasi qeveria teknike që opozita kërkon nuk do te ketë kohe të krijojë kushtet për zgjedhje të lira.

Basha tha se zgjedhjet e 18 qershorit nuk mund dhe nuk do të mbahen, por zgjedhjet parlamentare do të mbahen.

Nëse mendon se mund ta zgjasësh deri në ditët para zgjedhjeve dhe mendon se do largohesh me gjoja nje qeveri teknike që s’ka as kohë as këllqe të luftojë, s’ka as mundësi as vullnet as kohë të garantoje zgjedhje te lira. Nëse mendon se një qeveri e tillë do të përbëjë alibinë për ty dhe kauzën që ne e kemi ngritur mbi shpatullat, zërin e qytetarëve, atëherë gabohesh rëndë, koha tashmë po skadon, zgjedhjet e 18 qershorit nuk mund dhe nuk do të mbahen. Por zgjedhjet parlamentare do të mbahen sepse qeveria teknike e vullnetit për të luftuar krimin e drogën, e që do i japë mundësi cdo shqiptari të votojë, po vjen dhe do jetë realitet që banda e pushtetit të lidhur me krimin smund dhe s’do ta ndalë.” tha Basha, nga çadra e protestes.