de

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka komentuar sot pasdite me banorë të Devollit, deklaratat e Edi Ramës nëpër mitingje, i cili akuzon e fajëson sistemin e këdo, dhe kërkon edhe më shumë pushtet, sikur të kishte mbërritur sot në Shqipëri për herë të parë.

Basha tha se po ta dëgjosh se çfarë thotë me akuzat që bën, i bie që as Edi Rama nuk e voton Edi Ramën.

‘Del dhe shan veten e tij. E dëgjuat në Maliq e Devoll, për të bërë diçka që se ka bërë asnjeri, janë dy Edi Rama, njëri që qeveri 4 vite dhe njëri që shan Edi Ramën që ka qeverisur 4 vite’, u shpreh Basha.

Ai tha se Rama është përgjegjës për korrupsionin, për abuzimin me pushtetin, për mosmbajtjen e premtimeve, për varfërinë për gjendjen e rëndë të vendit, është një dhe vetëm një, Edi Rama, ai që qeverisi dhe kishte gjithçka nën kontrollin e tij në 4 vite.

Basha citoi shifrën tronditëse të Gallup që thotë se 56 % e shqiptarëve duan të ikin dhe kjo është përgjegjësi direkte e Edi Ramës dhe qeverisjes së tij.