Lulzim Basha deklaroi se opozita e mbështet protestën e studentëve.

Në një deklaratë për gazetarët nga selia blu, Basha u shpreh se Edi Rama po përpiqet të politizojë protestën.

Sipas Bashës, Rama e ka të qartë se çfarë duhet të bëjë, të plotësojë kërkesat e parashtruara nga studentët.

‘Partia Demokratike dhe unë e mbështesim në të gjitha format. Ne jemi aty me shpirt dhe me mendje.

Kundërshtari politik po mundohet ta politizojë, por nuk ka nevojë për të bërë politikën e kundërshtarit.

Studentët kanë një kërkesë të qartë prej 13 ditësh: Plotëso kërkesat’, u shpreh Lulzim Basha.