auto_basha14920193272_1

Lulzim Basha në fjalën e sotme nga cadra e lirisë u ndal në tërheqjen e kryeministrit Rama nga zgjedhjet në Kavajë, duke e quajtur atë fitore të qëndresës së shqiptarëve të bashkuar bashkë për zgjedhje të lira, e për demokraci. Basha tha se ambasadorët u mjaftuan me deklarata ose pa deklarata fare, ndërsa opozita nuk mund të bënte asgjë

Paratë ishin ndarë, njerëzit ishin kërcënuar, bandat e krimit brenda pushtetit kishin bërë gati për një masakër të vërtetë elektorale në Kavajë, këto janë faktet, i dinë edhe socialistët në mbarë vendin i di Rama edhe përfaqësuesit e huaj në Tiranë. Por askush nuk kishte ndërmend të bënte asgjë, as Rama të tërhiqej nga plani ogurzi, i projektit të tij për inkriminimin e shtetit, ambasadat u mjaftuan me deklarata ose pa deklarata fare, opozita nuk mund të bënte shumë përballë uljes së flamurit të demikracisë, asgjë nuk do të ndodhte, por gjithçka u përmbys sepse e vetmja forcë që mund ta mposhte Ramën jeni ju, shqiptarët e bashkuar që nuk do të heqin dorë nga kjo rrugë e fitores së demokracisë.”, – tha ai.