Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se nuk beson se PD po shkon drejt ndarjes. I pyetur në “Top Story” për Lëvizjen për Ringritjen e PD-së, Basha tregoi pse ishte kundër fraksioneve.
“Fraksionet janë tipike për partitë ideologjike ku kanë në brendësi shumë rryma, por për shkak të disa ideve qëndrojnë brenda të njëtës parti. Në PD nuk ka ideologji të ndryshme, por vetëm disa që kanë ide të tjera për statutin dhe rregullat e partisë. Ata janë të mirëpritur për ti shtruar idetë e tyre në forume”.
A do të ndahet PD?
“Absolutisht jo. Ne nuk do të shkëputemi nga interesi publik dhe të gjithë ata që kanë interesin publik t’i bashkohen PD. Aty ku ka propozime të vlefshme, jam i sigurt që anëtarësia do t’i mbështesë” – tha Basha.
Pse nuk është distancuar nga personat që votuan dy ose 3 herë në zgjedhjet për kryetarin e PD-së.
“I kam parë disa raste në Youtube. Nuk ka pasur asnjë rast institucional që nëse do të ngrihej dhe do të ndiqej. A do të thotë kjo që nuk ka pasur raste të tilla. Absolutisht që nuk mund ta them, por unë distancohem nga të tilla akte. Ata që i kanë shpërndarë ato duhet tu drejtoheshin forumeve për këto raste” – e mbyll Basha.