Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se opozita mbështet protestat, por nuk do të vijë kurrë në pushtet me kufoma. Deklaratat ai i bëri gjatë fjalës në Kuvendin Kombëtar të PD-së.

“Unë e di që ka prej jush nga ata që mendojnë se PD duhet të orgazojnë protestat për rrëzimin e qeverisë qoftë edhe me dhunë. Është absolutisht detyrimi ynë që t’i prijmë këto protesta atëhërë kur është e mundur, por PD nuk do të vijë kurrë në pushtet me kufoma përveç zgjedhjeve dhe votës së lirë! Demokratët nuk e duan kurrë pushtetin duke ngjallur drama shqiptarët. Ne nuk jemi burravecë që ti përdorim shqiptarët e pafajshëm si mish për top!’”, tha Basha.