lul-basha_2_0_0_0

Menjëherë pas daljes nga takimi dhe shtrëngimi i duarve me kryeministrin Edi Rama, kreu i opozitës, Lulzim Basha u ndal për të përshëndetur mbështetësit e PD-së në çadrën e protestës dhe t’u komunikonte marrëveshjen.

Gjithçka ka ndryshuar dhe e pamenduara tre muaj më parë, është arritur. Marrëveshja i hap rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme. Nesër (sot) nisim përgatitjet për t’i dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira. Ju falënderoj për qëndresën tuaj“, – tha kreu i PD-së.

Gjithsesi, Basha tha se çadra do të vazhdojë akoma të qëndrojë e hapur, deri në detajimin e marrëveshjes së sapo arritur.

Çadra nuk do të mbyllet. Në fillim të detajojmë marrëveshjen dhe pastaj të japim lajmin e mirë“, – tha Basha.