Kryetari i PD-së, Lulzim Basha e quajti të domosdoshëm largimin e Ramës nga pushteti për të ndalur, sic tha ai, fundosjen e Shqipërisë. Më poshtë pjesë nga fjala e kryetarit të PD-së

“Nëse historia na ka treguar një gjë ne shqiptarëve, është se ata që vinë në pushtet në si triumfatorë e çlirimtarë dhe jo me përunjësi, ata që vinë si gjela me arrogancë, ata kthehen shpejt në dhunues e uzurpues.

Ndaj sot ne duhet të luftojmë për ndryshim, jo për pushtet. Vetëm kështu do të kemi nesër një qeveri të përgjegjshme, demokratike, transparente dhe paqësore. Dua të jem i qartë pa asnjë mëdyshje. Edi Rama e ka shtyrë Shqipërinë në buzë të greminës. Pas Enver Hoxhës ai është njeriu më i dëmshëm që ka patur ndonjëherë Shqipëria.

Largimi i tij nga pushteti është i domosdoshëm për të ndalur fundosjen e Shqipërisë. Largimi i tij nga pushteti është hapi i parë drejt ndryshimit të drejtimit të vendit.

Madje Edi Rama nuk duhet thjesht larguar: ai dhe gjithë banda kriminale me të cilën ai po shkatërron Shqipërinë duhet të dalin para drejtësisë. Asnjë qeveri që do të vijë në pushet nuk do të jetë serioze dhe e ndershme, nëse nuk nxjerr Edi Ramën para drejtësisë. Ne shpesh nuk kemi mbajtur qendrim ndaj të shkuarës dhe sidomos ndaj krimeve dhe korruptimit të politikës.

Kjo pandëshkueshmëri duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë. Pa nxjerrë Edi Ramën, Saimir Tahirin, Vangjush Dakon, Taulant Ballën, Elvis Roshin, Qazim Sejdinin, Ervis Çyrbjen, Rrahman Rrajen, Damian Gjiknurin, Arben Ahmetajn e të gjithë bandën e inkriminuar të Rilindjes para drejtësisë, në Shqipëri nuk do të ketë as drejtësi dhe as shpresë për drejtësi”