basha-proteste_5

Pas letrës së hapur të komisionerit Johannes Hahn, i cili i bënte thirrje shqiptarëve të dilnin në zgjedhje më 18 qershor, i është përgjigjur indirekt nga çadra kreu i opozitës, Lulzim Basha. Duke folur për vlerat e Evropës, zgjedhjet e lira dhe shtetin ligjor, Basha ka thënë se askund tjetër vecse në këtë shesh nuk luftohet më shumë për vlerat europiane.

“Në asnjë cep të kontinentit euriopian nuk luftohet kaq fuqishëm për vlerat e europës se në këtë shesh të lirisë. Europa e vlerave është europa e zgjedhjeve të lira. Po to nuk kishte për të patur kurrë europë. Europa e vlerave është europa e shtetit ligjor që nuk ndëshkon të pafajshmin dhe nuk ngren në pushtet kriminelin… europa e vlerave është europa e demokracisë së vërtetë, jo me votime moniste…E c’jua them unë juve këto, ju i dini këto shumë mirë, madje më mirë se ndonjë europian. Kukumjaçkat e republikës së vjetër nuk na shkurajojnë dhe nuk na ndalin nga kauza jonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh Basha.