Ceremonia-e-perurimit-te-Sheshit-Skenderbej-1-1024x683

Si ish kryetar i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha e ka ndjekur spektaklin që dha pasaardhësi i tij, për inaugurimin e sheshit Skënderbej. Por ndërsa qytetarët shikonin fishekzjarret, Basha duket se është interesuar për kostot e spektaklit. Gjatë një takimi me mbështetësit e PD në Libofshë, Basha zbuloi edhe një shifër stratosferike të shpenzuar nga bashkia e Tiranës.

“Shfaqja e djeshme me fishekzjarre ka kushtuar midis 200 dhe 400 mije euro, sipas ekspertëve” u shpreh Lulzim Basha.

Qindra të ftuar nga Bashkia e Tiranës ndoqën një spektakël në skenën e ngritur në sheshin Skënderbej. Nën regjinë e gatshme performuan grupe të ndryshëm muzikor, për një spektakël që u mbyll nga shpërthimi i fishekzjarreve.