bashaxxxx

Basha edhe mbreme pas mbledhjes së grupit nuk duket se është tërhequr nga kushti i lartimit te Ramës për të hyrë në zgjedhje. “Ne nuk mund ta bëjmë këtë për hir të karrigeve tona”- tha Basha pas mbledhjes. Nëse do ta bënim këtë ne nuk do të kishim legjitimitet për të përmbajtur njerzit e mërzitur nga kjo qeveri. Shqiptarët ose do të reagojnë vetë, ose do të trokasin në kufijtë e Europës sic kanë bërë plot 300 mijë bashkombasit tanë” ka kërcënuar Basha duke theksuar edhe njëherë se nuk tërhiqet nga shtyrja e zgjedhjeve dhe qeveria teknike.