basha-8_0

Duke folur sot pasdite te çadra e protestës, kreu i opozitës Lulzim Basha përsëriti kërkesën e tij për qeveri teknike, që do të garantonte zgjedhjet, si dhe i bëri thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen protestës më 7 maj për të çliruar Kavajën siç tha ai.

“E vërteta ka mbërritur në stacionet e mëdha të perëndimit. Droga dhe krimi janë kërcënimi për zgjedhjet e ardhshme. Pa zgjidhje për krimin e veshur me pushtet, pa zgjidhje të vërtetë, politike nuk ka e nuk do të ketë zgjedhje në Shqipëri. Pra nuk do të ketë as bojkot, se ne vetëm duarkryq nuk do të rrime, teksa kupola e krimit mundohet ti marrë shqiptarët si dele në një process monist të një gjysme koalicioni për ti mohuar të drejtën për të zgjidhur parlamentin e tyre. Jo, nuk do të rrimë duarkryq”, u shpreh Basha.

“Qeveri teknike me mandate për të larguar kriminelët nga politika përfshirë votimin dhe numërinin elektronik është rruga e ndershme për të siguruar bashkëjeteësn demokratike.Të dielën, e gjithë Shqipëria me forcën e bashkimit më të madh në historinë e saj, paqësorë por të vendosur deri në fund më 7 maj çlirojmë Kavajën nga krimi, droga, çlirojmë Kavajën nga pasiguria dhe poshtërimi. Kavajasit e ndershëm janë në ballë të kësaj beteje. Më  7 maj nuk do të jenë vetë”, tha kreu i opozitës.