Katër ditë pas rikonfirmimit në krye të PD, Lulzim Basha ka nisur punën me kohë të plotë si kryetar i opozitës. Ditën e sotme ai do të mbledhë të 43 deputetët e rinj për të përcaktuar hapat që do të ndiqen nga opozita në parlament.

Pas tyre, radhën e kanë krerët e degëve. Basha pritet t’u bëjë të njohur hapat që do të ndjekë PD në opozitë.