Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas vizitës së tij në Bruksel, duke u shprehur se Presidenti i PPE (Partive Popullore Europiane) Joseph Daul ka deklaruar se nuk mund të bëhet kompromise me demokracinë dhe shtetin ligjor.

Kreu i PD thotë se PD po lufton për të njëjtat vlera europiane në Shqipëri dhe se PD ka mbështetjen e PPE.

“Presidenti i PPE Joseph Daul në emër të të gjithëve deklaroi qartë se “ne nuk mund të bëjmë kompromise me demokracinë, shtetin ligjor dhe lirinë e medias.” PD po lufton për të njëjtat vlera europiane në Shqipëri dhe në këtë betejë kemi mbështetjen e PPE, familjes sonë politike”- ka shkruar Basha.