sali-berisha-donald-lu-2_2017_02_21_21

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka zhvilluar një takim me ish- kryeministrin Sali Berisha në zyrën e këtij të fundit.

Takimi ka zgjatur rreth 1 orë, ndërsa në fokus të diskutimit ka qënë situata politike në vend si dhe protesta e opozitës e cila vijon prej më shumë se 1 muaji në çadrën e ngritur para godinës së kryeministrisë.

Takimi i ambasadorit Donald Lu me ish- kryeministrin Sali Berisha vjen në një kohë kur kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet për vizitë zyrtare në SHBA ku pritet të marrë mbështetje ndaj kërkesave të opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme.