basha-7-655x356

Ende pa u dekretuar si ministër i Brendshëm, opozita ka nisur denoncimin e Fatmir Xhafës tek ndërkombëtarët. News 24 mëson se në drekën e punës që koalicioni opozitar pati me ambasadorët e 8 prej vendeve të Bashkimit Europian, mes tyre ambasadoren gjermane, denoncoi emërimin e Fatmir Xhafës në krye të ministrisë së Brendshme duke e cilësuar atë si një zgjedhje politike, pa ndonjë ndryshim të situatës ku ky dikaster ishte më parë nën drejtimin e Sajmir Tahirit. Opozita gjithashtu i bëri të ditur diplomatëve të huaj se për ta Fatmir Xhafa është kompromis për të mbrojtur banditët dhe trafikun e drogës. Por, emërimet e reja në kabinetin e Ramës, nuk ishin e vetmja çështje që u diskutua me ambasadorët.