Basha-ne-elbasan
Një javë para protestës së paralajmëruar në 8 dhjetor, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në Elbasan. Kryeministrin e ka krahasuar me sheikët arabë, që me paratë e shqiptarëve pasurohet, ndërton vila dhe blen Jaguarë.

“Edi Rama me 40 hajdutë pasurohen bëjnë vila, blejnë Jaguare e jetojnë si sheik nga njeri cep ne cepin tjetër të Botës ndërsa populli dergjet nëpër kampet e refugjateve. Projekt-buxheti i vitit të ardhshëm është dëshmi e qartë se asgjë nuk do të përmirsohet, vetëm përkeqësohet në vitin që vjen. Ne e kemi në dorë ta ndalim këtë të keqe dhe ne do ta ndalim. 8 dhjetori po afron. 25 vjet me parë kush dëgjonte rrok rrezikonte burgun, kush thoshte s’ka bukë rrezikonte burgun sepse kështu vendoste byroja politike”, deklaroi Basha.

Sipas tij “të rinjtë e dhjetorit me në krye Azem Hajdarin thanë: jo byroja s’mund të vendosë për ne dhe u ngritën, përmbysën regjimin dhe hapën Shqipërinë. A do ti japim më kohë të keqes, a do ti lëmë të vjedhin prapë, të mashtrojnë të madh e të vogël? 8 dhjetori po vjen përsëri. Ju e keni në dorë, ne e kemi në dorë. Ta marrim këtë energji të të rinjve dhe ta sjellim në Tiranë para byrosë së Edi Ramës dhe ti themi ne e kemi në dore tani dhe ne do të vendosim”.