berisha-basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka komentuar propozimin e ish-kryeministrit Sali Berisha se “Edi Rama mund të qëndrojë kryeministër deri në 18 qershor duke plotësuar mandatin e tij, meqë ashtu e thotë Kushtetuta dhe më pas të vijë në fuqi një qeveri teknike që mund të zhvillojë zgjedhjet”.  Në “Opinion” Basha tha se ky është qëndrimi i Z.Berisha dhe jo një qëndrim zyrtar i PD-së.

“Ky është mendimi i zotit Berisha. Qëndrimi zyrtar i PD është ai që shpreha unë. Nëse ai qëndron deri në 18 qershor zgjedhjet do të mbahen më vonë. Nuk kam fol me z.Berisha. Besoj se ajo deklaratë është më shumë një shprehje sesa një platformë politike” – tha Basha.