Lulzim Basha, ka mbledhur këtë të diel, rreth orës 11:00, Kryesinë dhe ish-grupin parlamentar të partisë së tij. Mbledhja po zhvillohet në selinë blu dhe në fokus të diskutimeve janë zgjedhjet dhe aksioni opozitar, që pritet të nisë në muajin tetor. Mësohet se Lulzim Basha ka kërkuar intensifikim të aksionit opozitar.

“Zgjidhja e krizës janë zgjedhjet e parakohshme. Aksioni opozitar do të intensifikohet, gati për protesta. Ritmi i punës në terren duhet të rritet. Alternativa është duke u përgatitur”,mësohet të jenë disa nga porositë e para që Basha iu ka dhënë të tijve.