Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka marrë pjesë sot në një takim me studentë në Forumin “Studentët për qeverisjen e mirë”. Gjatë bisedës me ata ai tha se kur PD të vijë në pushtet do të ketë rritje të buxhetit për arsimin dhe të gjithë të rinjtë dhe të rejat të kenë mundësi për t’u arsimuar pavarësisht shkallës ekonomike. Ndër të tjera Basha tha se do të anulojë ligjin për arsimin e lartë që miratoi qeveria ‘Rama’

“Do ta anulojmë ligjin për arsimin e lartë, do ta dyfishojmë buxhetin për arsimin e lartë. Nëse do të kisha një mundësi për të shtuar buxhet, unë do të shtoja tek arsimi i lartë, pasi nga aty nis gjithçka. Ne do të mundësojmë çdo të riu dhe të reje shqiptare që të ndjek studimet e larta, pa marrë parasysh buxhetin e familjes së tij. Po ashtu kemi dhe programin e stazheve të punës për 10 mijë të rinj. Për një vit do të ketë një punë me 300 mijë lekë të paguara nga shteti”, tha Basha.