9dd8320b-60cc-40df-9d05-5091bfc1a951
Reforma në Drejtësi ka qenë tema kryesore për të cilën kanë folur sekretari amerikan i shtetit, John Kerry dhe kryetari i PD, Lulzim Basha. Por vend të rëndësishëm ka zënë edhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Takimi mes tyre u zhvillua në Rogner, në prani të dy delegacioneve. Basha tha pas bisedës me sekretarin Kerry se për reformën në drejtësi, qëndrimi i opozitës mbetet respektimi i rekomandimeve të Komisionit të Venecias.