forumi basha
Duke folur në Forumin e Tiranës për Liri Ekonomike, kreu i opozitës, Lulzim Basha tha se mazhoranca Rama-Meta ka tendenca totalitariste.

Sipas tij kemi rritje të taksave, por edhe këto taksa nuk shkojnë në arkën e shtetit, përfundojnë në xhepat e qeveritarëve.

Ai premtoi se me ardhjen në pushtet të PD-së, TVSH-ja do të shkojë në 15% ndërsa taksa e sheshtë do të zbresë në nivelin 9%

“Ndonëse ka dy parti që emërtohen dhe vetëemërtohen socialiste, po në këto dy vite e gjysëm nuk ka reflektuar asgjë socialiste. Një shtet kleptokrat të inkriminuar dhe me tendenca të forta të totalitarizmit. Taksa të ulëta apo të larta, investime në sektorin social për të rritur barazinë, apo përpjekje për të shtuar lirinë e ndërmarrjes me qëllim krijimin e më shumë vendeve të punës dhe mirëqënies përmes një formule që funksionoi për 25 vite. Nuk kemi pasur kohë për këtë debat. Taksat janë rritur, akcizat janë rritur po paratë nuk përfundojnë në arkën e shtetit”, tha Basha.