images_76

Lulzim Basha kërcënoi KQZ -në me kallëzim penal nëse shkel afatet ligjore e kushtetuese të zgjedhjeve. KQZ shyrtoi një kërkesë të PS – LSI për të shtyrë afatin e regjistrimit të koalicioneve, që skadoi mbrëmë në mesnatë. Në mbledhje nuk u mor vendim, por Denar Biba la të hapur mundësinë e regjistrimit deri më 29 prill, ditën e fundit të paraqitjes së listave me kandidatët për deputetë. Përfaqësuesit e opozitës e kundështuan. Sqaruan se KQZ s’mund të shkelë afatet. Kryetari i PD, disa orë më vonë, duke folur nga cadra, tha se shtyrja e afateve është shpërdorim detyre dhe si e tillë ata që e shkelin ligjin do të kallëzohen penalisht. KQZ është nën hetim për shkelje të afateve nga prokuroria për rastin e pranimit të formularëve të dekriminalizimit të një deputeti dhe dy kryetarë bashkish (lexo lajmin më poshtë në lapsi.al). Ekspertët ligjorë thonë se nëse KQZ do të pranojë regjistrimin e koalicioneve jashtë afateve do të jetë në të njëjtat kushte të shkeljes së ligjit.