de

Nga Kukësi, Basha ka ironizuar Ramën e Metën. Ai është shprehur se ata kanë 5 ditë që nuk kanë lë gjën pa bërë thjeshtë për të tërhequr vëmendjen nga papunësia.

Basha shprehet se njëri i bie daullës dhe tjetrit i ka ngelur vetëm të kërcejë.

Kreu i opozitës gjithashtu ka thumbuar Metën se mund t’i bjerë sa do të dojjë daulles, por për SH.P.K.-në e tij nuk ka për të pasur më shi.

Ja kam thënë para 5 ditësh që sdo lejë gjë pa bërë vetëm ta heqi vëmendjen nga papunësia, po ben karikatura me elefantë e me zebra, basketboll…Se ai tjetri erdhi me daulle dje e patë besoj, ky tjetri do kërcejë se s’i ka ngel gjë tjetër tani, estrade…Kjo është e vërteta e dhimbshme dhe cinike e një njeriu që nuk guxon të hapë gojën për papunësinë. Le t’i bjerë sa të dojë Ilir Meta daulleve, s’ka për të pasur më shi për tokat e SHPK-së. Tokat e SHPK-së s’kanë për të pasur më shiun e pushtetit, kështu që le t’i bjerë sa të dojë daulleve.”, – tha Basha.