dgdhgdhdgdfdfd

Në takimin që ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi mbajti me demokratët e Vlorës tha se humbja në 25 qershor ishte më e rënda e historisë së kësaj force. Sipas Patozit më rëndë se humbja është sjellja e Bashës pas rezultatit.

“Basha erdhi këtu në fushatë dhe premtoi që do të fitonte. Humbi. Tani nuk mban asnjë përgjegjësi, por vjen sërish dhe thotë ne humbëm, po nuk ka problem. A thua se është humbje e Flamurtarit dhe do fitojmë javën tjetër. Janë 4 vite për demokratët që do të sakrifikojnë” – tha Patozi që bëri edhe një koment për akuzën që se Basha shiti zgjedhjet.

“Dikush i ka thënë Bashës kur erdhi në Vlorë që “na shite”. Unë nuk e them dot. Jo se po e kursej, por se nuk kam prova. Në rast se nuk na shiti ia vodhën për shkak të paaftësisë. Problemi është që për këtë a do mbajë dikush përgjegjësi?” – tha Patozi.