screenshot-3_1488490366-4549028

Kreu i opozitës Lulzim Basha i është përgjigjur ashpër kërkesës së ambasadorit amerikan Donald Lu i cili në një takim me gazetaret tha sot se opozita te protestoje por te votoje vetingun.

“Lgji i vetingut do votohet vetëm kur të jetë hapur rruga për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe zgjedhje të lira arrihen vetëm përmes një qeverie teknike, asnjë zgjidhje tjetër, është utopike, naive dhe e rrezikshme për vendin tu thuash shqiptarëve mbani dhe ca kohë kriminelët në parlament, ndoshta bëhen dhe ndoshta nuk bëhen zgjedhje të ndershme por hajde të votojmë vetingun”, tha Basha.

“SHBA mbështet kërkesën për zgjedhje të lira për dekriminalizimin dhe për lirinë e shtypit por këto çështje të mos lidhen me zbatimin e reformës në drejtësi dhe proçesin e vettingut”,- ka thënë ambasadori Lu. Kreu i Partisë Demokratike, Basha, deklaroi gjithashtu se me kreun e Kuvendit Ilir Meta nuk ka komunikuar dhe nuk ka asnjë lidhje.