lulzim-basha_3
Kreu i opozitës Lulzim Basha i është kundërpërgjigur kryeminstrit Rama, pas akuzave të këtij të fundit lidhur me deklaratat e deputetit gjerman.

Basha i thotë Ramës t’i lerë përrallat me armiqtë imagjinarë, por të shikojë hallet e shqiptarëve.

“Lëri përrallat me armiq imperialistë. Mijëra familje vuajnë për bukën e gojës, shqiptarët paguajne cmimin më të lartë të energjisë në Ballkan, vendi po zbrazet e të papunët shtohen cdo ditë, maturantëve ua dogje ëndrrat për arsim, studentët po lënë shkollën prej tarifave te rritura, fermerët nuk i ngop dot me përralla per kredi, shëndetësine e cove ne kolaps. Krimi, droga dhe korrupsioni i kanë zënë rrugën vendit. Këto jane hallet e shqiptarëve e jo armiqtë imagjinarë që zbulon nga dhoma e vizatimeve. Është ora e të vërtetës.”, shkruan Basha ne Facebook.