Lulzim Basha deklaroi se pjesëmarrja në zgjedhjet për kryetar të PD-së ishte rekord, sikurse ishte dhe tregues se demokratët janë të vendosur të punojnë për forcimin e kësaj partie dhe të japin kontributin për të ardhmen e Shqipërisë.

Për Bashën, këto zgjedhje treguan se demokratët nuk kanë humbur besimin tek PD-ja.

“Pjesëmarrjen më të madhe, ka shenuar rekord në zgjedhjet nje anetar nje vote. Është dëshmia e besimit të demokratëve te partia jonë dhe vlerat e demokracisë, është shenjë se ata janë të fortë, janë bashkë por edhe tregues se demokratët janë të vendosur të punojnë për forcimin e PD dhe Shqipërisë, është mesazhi se e ardhmja e PD është e sigurtë.

Ne demokratet humbem zgjedhjet por nuk humbem besimin te partia jone dhe te vetja. S’kemi humbur forcen dhe kurajen, qytetarine, shpirtin tone europian. Me punen tone do fitojme besimin e shqiptareve dhe do japim kontributin tone per te ardhmen e Shqiperise”.

Basha premtoi se PD-ja do jetë më demokratike, vendimarrja do kalojë në duart e anëtarëve dhe askush nuk do të nëpërkëmbet.

“PD do jete me demokratike duke i dhene pushte vendimmarresve te saj duke e kaluar vendimmarrjen ne duart e anetareve te saj. Asnje prej jush nuk do neperkembet.”

Për Lulzim Bashën, vota e djeshme nuk mbyll derën për askënd që zgjedh kauzën e drejtë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Akti i djeshem s’eshte dere e mbyllur, cdokush qe vendos PD te paren, qe zgjedh kauzen e drejte te zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, qe nuk zgjedh rehatine personale, eshte i mirepritur, jemi te gezuar ta kemi mes nesh edhe pse per nje moment ka humbur rrugen”.

Basha u kujdes t’i kthejë falenderimin edhe kundërshtarit të tij në garën për kryetar të PD-së, Eduart Selamin

“Selami i vleresoi demokratet dhe shkoi para tyre me nje alternative”. – u shpreh Lulzim Basha.