bashaaaaa_1

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shpjeguar edhe një herë se në çfarë drejtimi ka qenë mbështetja që mori gjatë vizitës në Uashington. Në një intervistë për “Opinion” Basha hedh poshtë se deklaratat e tij janë hedhur poshtë.
“Asnjë kundërdeklaratë. Unë jam shprehur fare qartë kur erdha nga Ëashingtoni. Nga Ëashingtoni erdha me tre mesazhe. Mesazhi i parë është një mesazh përgëzimi për qytetarët shqiptarë, për këtë lëvizje kombëtare, paqësore demokratike për një kauzë të madhe siç është kauza e lirisë, kauza e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Mesazhi i dytë është falenderimi që shqiptarët të bashkuar, të emancipuar nga frika e krimit dhe një qeverisje të bërë njësh me krimin po bëjnë detyrën e tyre në një front të gjerë ku luftohet për lirinë.
Dhe mesazhi i tretë është mbështetja totale nga Partia Republikane dhe në veçanti nga stafi fitues i fushatës presidenciale të Donald Trump për fushatën e ardhshme të Partisë Demokratike. Do të kemi ekspertët e fushatës fituese të Presidentit Trump në krah të Partisë Demokratike në fushatën zgjedhore që do të vijë menjëherë pasi të sigurojmë kushtet për zgjedhje të lira dhe demokratike, vetëm dhe përmes një qeverie teknike”
– tha Basha.
Një deklaratë e bërë nga Ambasada Amerikane ne Top Channel se SHBA nuk e mbështet protestën e PD-së Basha e komenton në këtë mënyrë.
“Nuk komentoj media nën presion qeveritar aq më pak me zëdhënës me emra apo pa emra. Qëndrimi im është i qartë. Kam thënë dhe kam përsëritur dhe e përsëris sërish sot mesazhin që kam marrë nga Ëashingtoni. Siç ma kanë dhënë ua kam thënë edhe protestuesve në çadër. Kush shton apo heq nga qëndrimet e mia nuk e bën për hesapin tim por e bën për hesap të vet. Dhe unë nuk merrem me komente të atyre që bëjnë hesapet e tyre. Qëndrimi im ka qenë i qartë. Nuk ka asnjë interferencë apo spinim mediatik apo të çfarëdollojshëm që të më heqë asnjë presje apo pikë nga ato që them”– tha Basha.