BASHA-1_1

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, reagoi për tensionin e krijuar mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se ky ishte një provokim i ulët që sjell në kujtesë aktet destabilizuese.

“Sjellja dhe gjuha e Beogradit risjell në vëmendje aktet destabliizuese dhe kërcënuese për paqen në rajon dhe kthim në regjimin e Millosheviçit. incidentit dhe provokimi me trenin dhe fletë-arresti i vjetruar, dhe fillimi i ndërtimit të një muri në Mitrovicë janë pjesë e një plani të mirë përgatitur që shkon përtej propagandas”.

Basha kritikoi edhe heshtjen e Tiranës.

“Është e pamjaftueshme që reagimi i Shqipërisë të mjaftohet me deklarata në facebook”, duke iu referuar një deklarate të bërë nga kryeministri Rama gjatë përgjigjes së dhënë një ndjekësi të tij në rrjetet sociale.

“I kërkojmë kryeministrit të bëjë më shumë. Unë dhe PD-ja jemi të gatshëm që të japim kontributin tonë në një reagim dhe mbështetje të plotë ndaj shtetit dhe institucioneve të Kosovës, për të parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe rikthimin e paqes e sigurisë në rajon. Kryeministrit i kërkoj të bëjë më shumë sesa reagimi në facebook.Të bëjë detyrën që i takon sa kohë që është kryeministër”, deklaroi kreu i opozitës.