Untitled_11

Protestuesit e Zharrzës kanë mbërritur në fshatin Grabian të Lushnjes, ku janë duartrokitur nga banorë të zonës aty.

Ata kanë vazhduar edhe sot ecjen e tyre drejt Tiranës me pankarta në duar.

Ata janë nisur në këmbë dhe karroca invalidësh drejt Tiranës si shenjë proteste për mosplotësimin e kërkesave të tyre.

Pak muaj më parë shtëpitë e tyrë u dëmtuan nga shpërthimet për nxjerrjen e naftës nga kompania Bankers Petrolium. Edhe pse qeveria i kërkoi kompanisë të ndërpresë procesin e nxjerrjes së naftës, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Banorët kishin disa ditë që ishin futur në një greve urie, por duke parë se asnjë nga kërkesat e tyre nuk po plotësoheshin, ata kanë përshkallëzuar protestën e tyre dhe janë nisur në këmbë drejt Tiranës